Racizmi del jashtë kontrolli, tani aktorët grekë akuza për blasfemi
Racizmi në Greqi duket se po del jashtë kontrollit. Pas akuzave të deputetëve të “Agimit të Artë”, një grup aktorësh që do të vinin në skenën e teatrit veprën “Turpi i Krishtit” janë hedhur në gjyq dhe rrezikojnë të dënohen me disa muaj burg.Akuzat janë bërë për blafsemi, pasi vepra e përshkruan Jezus Krishtin dhe apostujt si homoseksualë.Ndërkohë regjisori i veprës i ka cilësuar këto akuza si një shaka.Realizimi i "Trupit të Krishtit" në Athinë është anulluar për këtë muaj, pas javësh të tëra proteste jashtë teatrit nga ana e priftërinjve dhe grupe të krahut të djathtë, përfshirë dhe deputetë të partisë “Agimi i Artë”.Akuzat për fyerje ndaj fesë dhe blasfemi keqdashëse janë formuluar, pasi bishopi Serafin i Pireut ka bërë një denoncim për të gjithë ata që ishin të përfshirë në këtë pjesë."Kjo është një shaka. Vërtet është një shaka. Ata na kanë akuzuar, por ata nuk e kanë parë pjesën. Pra kjo duhet të jetë një shaka, apo jo? Ata po na kërcënojnë me jetë. është një veprim barbar. Një vandalizëm. Deputetët po silleshin si huliganë jashtë parlamentit. Në Greqinë e vitit 2012 ata po përpiqen të heqin zërin në teatër" tha regjisori Laertes Vasilous.Akuzat kanë ngjallur polemika në mesin e grupeve për të drejtat e njeriut, por edhe tek politikanët, të cilët e cilësojnë ligjin për blasfemi si anakronik dhe kanë kërkuar rishikimin e tij.