Nis turi "Rrugëtimi në rrugën e Rilindasve"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2012, 11:03
Pasardhës të Rilindasve tanë kanë nisur turin "Rrugëtimi në rrugën e Rilindasve" me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.Pjesëmarrës në homazh janë nipërit dhe mbesat e rilindasve Dom Nikollë Kaçorri, Hilë Mosi, Abdi Toptani, Shote Galica, Josif Bageri, familjes Qirjazi, At Stath Melani,Migjeni, Mehmet Derralla, Spiro Bellkameni, Çerçiz Topulli dhe të tjerë.Ndalesën e parë, pasardhësit e rilindasve e kanë bërë në qytetin e Elbasanit ku vendosën lule në memorialet e Aqif Pashë Elbasanit dhe Çamëria e Kostandin Kristoforidhit.Në fjalën e tij, stërnipi i Kristoforidhit, Rudolf Deljana theksoi se rilindasit duhet të përkujtohen nga të gjithë shqiptarët. “Atdheu ynë është i pavarur prej rilindasve” theksoi Deljana.
Ndërsa përfaqësuesi i Klubit të Patriotëve të Rinj Ardi Bido ka deklaruar se ky takim brezash ka një lajtmotiv, atdhedashurinë.
"Rilindasit nuk u takojnë vetëm pasardhësve të tyre, që gjenden sot mes nesh, por na takojnë të gjithëve, pasi idealet e tyre, parimet dhe veprimet e tyre na frymëzojnë në jetët tona të përditshme, na mësojnë se si duhet të drejtohet shteti, se si duhet të veprojnë qytetarët dhe se çfarë pikësynimi duhet të kemi. Këta rilindas kur shpallën pavarësinë e Shqipërisë e shpallën nga Preveza në Mollën e Kuqe e për këtë arsye të gjithë ne, pasardhës familjuarë apo pasardhës të ideve të tyre duhet të luftojmë parreshtur për bashkimin kombëtar të të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të vetëm” deklaroi Bido.Aktiviteti do të vazhdojë në qytete të tjera të Shqipërisë, duke nisur nga Pogradeci e Korça e duke përfunduar në Manastir.