Dennis Rodman rikthehet në Kore

Ish-ylli i basketbollit amerikan, Dennis Rodman po viziton Korenë e Veriut për herë të dytë brenda vitit, për t’u takuar me liderin Kim Jong un.Rodman deklaroi se takimi “me mikun tim Kim”, që është një adhurues i basketbollit, ishte pjesë e turit të tij diplomatik sportiv.Ai u tha gazetarëve se nuk do të diskutojë për çështjen e amerikanit të burgosur Kenneth Bae me zotin Kim. Rodman, një ish-fenomen i NBA-së, kaloi kohë me Kim në muajin mars kur po filmonte një dokumentar me një kompani mediatike amerikane.Ai mbetet amerikani më i njohur që është takuar me liderin korean që kur ai mori detyrën pas vdekjes së të atit në vitin 2011. Gjatë rrugës nga Pekini për në Penian, ditën e martë, Rodman u tha gazetarëve:“Dua vetëm të takoj mikun tim Kim dhe të hap një ligë basketbolli atje. Nuk më është premtuar asgjë. Po shkoj atje thjesht në mënyrë miqësore”.I pyetur nëse do të diskutonte për amerikanin e burgosur ai tha: “Nuk do të flas për atë”.Javën e kaluar Koreja e Veriut tërhoqi një ftesë për Robert King, i dërguari i posaçëm i SHBA për të drejtat e njeriut në Korenë e Veriut, për të vizituar Penianin.Zoti King pritej të kërkonte lirimin e Kenneth Bae, 45 vjeçari i dënuar në muajin maj me 15 vjet punë të detyruar për çështje humanitare.