McCain, thirrje Kongresit të mbështesë Obamën për Sirinë
Dy senatorë me ndikim në Kongresin amerikan thanë të hënën mbrëma se Presidenti Obama po harton një plan serioz për të fuqizuar opozitën siriane dhe për të ndihmuar në rrëzimin e Bashar al-Assadit nga pushteti.Senatorët John McCain dhe Lindsey Graham i bënë komentet për gazetarët pas një takimi me dyer të mbyllura mbi Sirinë me Presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë.Senatori McCain tha se nëse Kongresi voton kundër propozimit të Presidentit Barack Obama për përdorimin e forcës ushtarake në Siri, kjo do të ishte me pasoja katastrofike."Nëse Kongresi e hedh poshtë një rezolutë të tillë, në një kohë kur Presidenti Obama ka shprehur angazhimin për të ndërmarrë veprime, pasojat do të ishin shkatërrimtare," tha senatori.Senatori McCain, tha se ishte i inkurajuar nga takimi, por shtoi se administratës i mbetet ende shumë për të bërë për të siguruar miratimin e rezolutës.Por ligjvënësit amerikanë duken të ndarë për të ndërmarrë një sulm ushtarak kundër Sirisë, pasi presidenti amerikan Barack Obama ia paraqiti befas planin e tij Kongresit.Ligjvenesja demokrate Xhenis Hahn tha se ka ende pikepyetje te shumta.“A është kjo arsye për të hapur luftë? - pyeti ajo.- Cilat janë objektivat e luftës? Cfarë autoriteti po i japim presidentit në këtë rast”. Sipas saj, Shtetet e Bashkuara nuk duhet te veprojne te vetem.“Ku është komuniteti ndërkombëtar nëse sulmi me armë kimike është një akt aq revoltues apo nese eshtë i urryer për të gjithë?” tha Hahn.Ligjvënësi republikan Scott Rigell vlerësoi vendimin e Presidentit për të kërkuar miratimin e Kongresit, por tha se do të votojë kundër autorizimit. Kishte edhe të tjerë, si ligjvënësja demokrate Sendy Levin, e cila mbështet ndërhyrjen ushtarake kundër Sirisë. Te shtunen, presidenti Barak Obama tha se nuk ka nevoje për miratimin e Kongresit, por mendon te vlefshem mbeshtetjen e tij. Te dielen, sekretari amerikan i Shtetit, John Kerri tha se administrata ka fakte per perdorimin e gazit sarin nga Damasku.Të shtunën, Presidenti Barak Obama tha se nuk ka nevojë për leje nga Kongresi për të dhënë urdhër për sulm, por e mendon të vlefshëm mbështetjen e përfaqësuesve legjislativë në Kongres.Para sesionit informues dje, Sekretari i Shtetit John Kerry dha intervista për rrjete të ndryshme televizive për të prezantuar të dhënat që kishte zbuluar administrata lidhur me sulmet kundër civilëve pranë Damaskut.“Mostra flokësh dhe gjaku nga individë të ekipeve të ndihmës së shpejtë që shkuan të parët në skenën e ngjarjes në lindje të Damaskut, rezultuan pozitive për gjurmë gazi sarin”.Në komentet për emisionin Fox News Sekretari i Shtetit i doli në mbrojtje vendimit të Presidentit Obama për të kërkuar miratimin e Kongresit për veprim.“Nuk humbim gjë, vetëm fitojmë. Ajo që fitojmë është legjitimiteti i një përgjigjeje të njëzëshme të Kongresit; Presidenti dhe Kongresi me një përgjigje të përbashkët pasi procesi ynë demokratik ka funksionuar si duhet”.Zoti Kerry tha se pasiviteti amerikan do të interpretohej sikur po lejohej të kalonte pa ndëshkuar një diktator i paskrupullt, i cili mund të vazhdojë të vrasë popullin e tij me gaz helmues.