Guterres: Siria, tragjedia më e madhe e shekullit

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se rreth dy milionë refugjatë janë larguar nga Siria për shkak të Luftës Civile dhe se nurmi i refugjatëve është rritur pothuajse për 10 herë gjatë 12 muajve të kaluar.Komisionari i lartë i OKB-së për refugjatë, Antonio Guterres, tha se “Siria është shndërruar në tragjedinë më të madhe të këtij shekulli”.Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), afro 5 mijë vetë largohen nga Siria në vendet fqinje, çdo ditë.Sipas Antonio Guterres  numri i refugjatëve mund të shkojnë në tre milionë deri në fund të vitit 2013.Më shumë se 100.000 njerëz  mendohet se kanë vdekur që nga  fillimi i kryengritjes  kundër presidentit sirian Bashar al -Asad filloi në mars të vitit 2011.Qeveritë amerikane dhe franceze po përpiqen të ndërmarrin një sulm ushtarak si reagim ndaj  përdorimit të armëve kimike sulmuar në 21 gusht në rrethinat e Damaskut. Të hënën një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha se mund të ketë një votë kundër nga ligjvënësit demokrat në Kongres. Një raport i paraqitur në Parlament nga kryeministri francez Jean- Marc Ayrault të hënën tha se sulmi me  armë  kimike "nuk mund të ketë qenë i urdhëruar nga kushdo, por qeveria siriane".Dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmusen tha gjithashtu të hënën se ai është i bindur personalisht se një sulm kimike u zhvillua dhe se qeveria e Assad ishte përgjegjës. Rassmusen kërkoi një ndërhyrje ndërkombëtare, pasi në të kundërt kjo do të trimwronte gjithë diktatorët e botës.Por në një intervistë për gazetën franceze Le Figaro, Presidenti sirian Bashar al- Assad mohoi sërish se forcat qeveritare kishin kryer sulmin . Ai paralajmëroi se veprimi i huaj ushtarake mund të ndezë një konflikt më të gjerë rajonal.