Tunizi, 49 të burgosur arratisen nga burgu, 13 rikapen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shtator 2013, 20:25
Zyrtarët në Tunizi thonë se 49 të burgosur janë arratisur nga një burg në qytetin bregdetar të Gabesit. Incidenti ka ndodhur të hënën, pasi disa të burgosur kanë sulmuar rojet dhe pastaj kanë liruar shokët e qelive të tyre.Zyrtarë të burgut kanë njoftuar se të paktën 12 të burgosur janë rikapur. Sipas tyre, shumica e të arratisurve janë kriminelë të zakonshëm.