NATO: Forcave të Afganistanit u duhet më tepër stërvitje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shtator 2013, 08:53
Komandanti i trupave të NATO-s në Afganistan, gjenerali amerikan, Joseph Dunford, ka deklaruar se forcave të sigurisë së Afganistanit u duhen më tepër stërvitje, para se të jenë të gatshme ta marrin përgjegjësinë e plotë për sigurinë e vendit të tyre.Këto komente ai i bëri gjatë një interviste për gazetën londineze "The Guardian".Gjenerali Dunford ka sugjeruar se disa nga këta ushtarë ndoshta duhet të qëndrojnë atje deri në vitin 2018.Ai, gjithashtu, tha se duke e zbatuar rolin e ndihmës, ndoshta do të duhet që NATO-ja të realizoj edhe mbështetje luftarake.Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka premtuar se afganët do ta marrin përgjegjësinë për sigurinë e vendit të tyre, në fund të vitit të ardhshëm.