Deklarata bombë e Vatikanit: Jemi në prag të një lufte të re botërore
"Kurrë më luftë! Kurrë më luftë". Është ky apeli që Papa Françesku lëshoi këtë të hënë nëpërmjet profilit të Selisë së Shenjtë në "Twitter".Duke iu referuar konfliktit që po ndodh në Siri, Ati i Shenjtë i Vatikanit rreshtohet me vendosmëri kundër planeve të Obamës dhe aleatëve të tij perëndimorë për një ndërhyrje në vendin e copëtuar nga lufta civile e nisur në mars 2011."Rrugëzgjidhja për problemet e Sirisë nuk mund të jetë një ndërhyrje e armatosur. Dhuna nuk do të pakësohet kështu, madje ekziston mundësia që ajo të përshkallëzohet dhe të përhapet në vendet e tjera. Konflikti në Siri ka të gjithë përbërësit e nevojshëm për të përhapur një luftë në shkallë botërore", argumentoi një zëdhënës i Papës .Sipas zëdhënësit, "shoqëritë e qytetëruara dhe organizatat e tyre kërkojnë nga përfaqësuesit e tyre që të lënë përgjithmonë mënjanë idenë e një ndërhyrje të armatosur, për të punuar, me bindje, vendosmëri dhe në mënyrë të palodhur, për t'iu rikthyer paqes".Komentet vijnë në kohën kur Shtetet e Bashkuara dhe Franca kërkojnë mbështetje për ndërhyrje ushtarake në Siri, pas sulmit me armë kimike të 21 gushtit. SHBA dhe aleatët e saj fajësojnë forcat e regjimit për këtë sulm, i cili ka lënë mbi 1,000 persona të vrarë. Të dielën, Papa Françesku ka bërë thirrje për paqe në Siri.