Rikthehen në Atdhe shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut
Nuk do të duhet më një rrugëtim i gjatë deri në Vjenë e as aparat fotografik për të fotografuar në vitrinën e xhamit shpatën dhe përkrenaren e Skënderbeut.Pas 5 shekujve mungesë, këto objekte kanë mbërritur në Shqipëri. Në kushte të larta sigurie, shpata, përkrenarja e heroit tonë kombëtar kanë ardhur në rrugë detare me një nga tragetet e linjës Bari-Durrës.Në Tiranë këto objekte do të qëndrojnë në Pavionin e Mesjetës në Muzeun Historik Kombëtar dhe në 22 nëntor kureshtarët do të kenë mundësi të shohin nga afër këto objekte.Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Luan Malltezi, thotë se kanë ardhur gjithashtu edhe 2 objekte të tjera të Skënderbeut, ruajtja dhe ekspozimi i të cilave do të bëhet në kushte të larta sigurie ku të gjitha pavionet e Muzeut janë të pajisuar me kamera sigurie.Marrëveshjet dhe transporti i këtyre objekteve ka kushtuar, por Z. Malltezi thotë se fatura financiare nuk është e rëndësishme përballë faktit që këto objekte historike sot do i përkasin Muzeut Kombëtar.Shqiptarët, por edhe vizitorët do ti shohin në ekspozim këto objekte për 1 muaj e gjysëm.