Ishin dënuar me 6 vjet burg për falsifikimim dokumentash, kapen 2 persona në kufi

Policia kufitare e Kakavijës ka ndaluar dy persona të shpallur në kërkim për falsifikim dokumentash.Preng Markgjoni 58 vjeç nga Lezha dhe Andrea Rusta 28 vjeç nga Elbasani ishin shpallur në kërkim pasi ishin dënuar me nga 6 vjet burg për falsifikim dokumetash.Ndalimi i tyre nga blutë u bë ndërsa dy shtetasit po tentonin të kalonin drejt vendit fqinj, Greqisë, përmes kufirit të gjelbër.