Elbasan, prangosen dy të kërkuar për vepra të ndryshme penale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2012, 08:23
Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.Burime nga policia bëjnë me dije se është prangosur 36-vjeçari Fitim Ferhataj pasi Gjykata e Apelit e ka dënuar me 1 vit burg për trafik të mjeteve motorrike.Gjithashtu policia ka ndalur edhe shtetasin Martin Dumbo pasi gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij me akuzën “armëmbajtje pa leje”.