Tirana e parë në sytë e fëmijëve, konkursi i njësisë nr.8 do përzgjedh më të mirin

Ankthi i 180 fëmijëve të kryeqytetit, që janë bërë pjesë e konkursit të pikturës “Tirana më e mirë” sa vjen e rritet.Kanë mbetur vetëm 2 ditë nga ndarja e çmimeve të kompeticionit organizuar nga PS e njësisë nr 8 në kryeqytet, fituesit e të cilit do të përfitojë një udhëtim në EuroDisney së bashku me prindërit.Pikturat po vlerësohen nga 6 piktorë profesionistë, të cilët duhet të përzgjedhin 10 më të mirat mes 160 punimeve të prezantuara.Inisiatori i kompeticionit, kryetari PS në njësinë 8, Ervin Bushati, thotë se përmes pikturave fëmijët rrëfejnë ëndrrën e tyre për kryqytetin, por dhe na kujtojnë se nuk duhet të humbasim pas retorikës politike.Ndarja e çmimeve do të realizohet ditën e martë.