Gjirokastër, tenton të vrasë xhaxhain e gruas, arrestohet 31-vjeçari
Policia e Gjirokastrës ka parandalur një krim ndërsa ka arrestuar edhe një person. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 31-vjeçari Gjergji Çamani pasi ka tentuar të vrasë me armë xhaxhain e gruas.Ngjarja ka ndodhur në lagjen Dunavat i Dytë të qytetit Gjirokastër ku Çamani ka konfliktuar me45-vjeçarin Fetih Kotroçi dhe më pas ka shkuar në banesën e këtij të fundit me armë në dorë për ta vrarë.Sipas policisë, sherri me 31-vjeçarit dhe xhaxhait të gruas së tij në lokalin e këtij të fundit ka nisur për motive banale ndërsa më pas sherri ka degjeneruar më pas edhe në përdorimin e sendeve të forta. Mësohet se 45-vjeçarin e ka qëlluar me sende të forta Gjergji Çamanin dhe më pas ky I fundit ka marrë një armë zjarri Kallashnikov me dy karikatore me fishek dhe ishte nisur në drejtim të banesës së shtetasit Fetih Kotroçi për ta vrarë.Ka qenë ndërhyrja në kohë e patrullës së përgjithshme të Komisariatit të Policisë Gjirokastër që ka parandaluar krimin dhe ka bërë të mundur shoqërimin e shtetasit Gjergji Çamani së bashku me armën e zjarrit në ambjentet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër .Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Gjergji Çamani , rezultoi se në banesë kishte edhe një armë tjetër zjarri tip kallashnikov . Ndërkohë u bë sekuestrimi i dy armëve të zjarrit Kallashnikov dhe 60 fishekëve në cilësinë e provës materiale .Ndërkohë 31-vjeçari Gjergji Çamani akuzohet për veprën penale "Armbajtie pa leje dhe vrasje e mbetur në tentativë" ndërsa 45-vjeçari Fetih Kotroçi do të ndiqet në gjendje të lirë për Plagosje të lehtë me dashje"