Bum shitjesh në panairin e librit, Ymeri: Deri në mbyllje 650 mijë tituj të shitur

Ndryshe nga herët e tjera, ku titujt më të fundit të librave i kemi sjellë nga librarite e kryeqytetit, vitrina e librit këtë herë përkon me ngjarjen më të madhe, atë të panairit të librit ku ne nuk jemi fokusuar thjesht tek librat e rinj, por interesi i qyetarëve në ngjarjen më të madhe që njeh libri gjatë gjithë vitit, e në mënyrë të vecantë në vitin e jubileut të pavarësisë.Në një intervistë Kryetari i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri, thotë nisur nga sondazhet, se numri i vizitorëve në këtë edicion të panairit pritet që të shkojë deri në 100.000 persona në ditë, ndërsa numri i titujve të shitur sipas Ymerit pritet të kapë shifrën në 650.000.Një kërkesë të lartë gjatë panairit ka patur për librat të cilët vijnë kushtuar 100-vjetorit të pavarësisë, duke sjellë historinë, figura të shquara, dëshmi fakte në librat më të fundit.Panairi, i cili ka startuar më 14 nëntor mbyll siparin e tij mbrëmjen e 18 nëntorit.Mbi 100 shtëpi botuese kanë prezantuar rreth 60.000 libra , 1500 prej të cilëve janë tituj të rinj.