Kampionati i basketbollit në Tiranë, Basha dorëzon Kupën e Pavarësisë 2012 fituesve

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka marrë pjesë në garën përmbyllëse të Kampionatit të basketbollit për moshat 12-16 vjec. Basha ka dorëzuar Kupën e pavarësisë 2012, të cilën e ka rrëmbyer skuadra Superior Klima Basket.Në fjalën e tij Basha tha se do të investojë në shtimin e ambjenteve sportive në kryeqytet , angazhim i cili është një tregues emancipimi dhe rrit shpirtin e garës.Cmimi i dytë në këtë garë shkoi për skuadrën Marsi Basket , ndërsa të tretin, Skuadra Studenti. Kampionati në basketboll është organizuar nën kujdesin e bashkisë së Tiranës, Federatës së basketbollit dhe Universitetit të Sporteve.