Banorët lënë pa ujë veten, UKT: Problem ndërhyrjet e paligjshme në Shkozë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2012, 16:52
Banorët e zonës së Shkozës kanë arritur që nëpërmjet një tuneli të ndërhyjne në mënyrë të jashtëligjshme në linjën kryesore të transmetimit, e cila furnizon me ujë rreth 40 % të Tiranës, duke shkaktuar një avari të rëndë në këtë linjë.Drejtori i UKT, Sahit Dollapi, thotë se po merren masa për sistemin dhe eleminimin e këtyre ndërhyrjeve.Dollapi thotë se kjo linjë kryesore e transmetimit është një objekt i rëndësisë së vecantë dhe nuk lejohet asnjë lidhje pa marrë miratimin e drejtorisë së UKT.Sipas Drejtorit të UKT, masat e marra për të gjithë qyetetarët, të cilët tentojnë lidhje të tilla të jashtligjshme, do të shkojnë deri në vendim Gjykate.