“Ushtarët” e vegjël në karate, MM organizon aktivitetin për 100 vjetor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2012, 16:45
Në vijim të aktiviteteve që Ministria e Mbrojtjes organizon në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë dhe krijimit të Forcave të Armatosura, është zhvilluar në Tiranë kupa e ushtrisë në karate për fëmijë.Të pranishëm në këtë aktivitet ishin figurat më të lata drejtuese të ushtrisë shqiptare. Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka përshëndetur këtë garë, duke e cilësuar një nismë mjaft të mirë.Në këtë kompeticion merrnin pjesë ekipe perfaqësuese nga të gjitha trojet shqiptare Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Në fund të turneut ekipi më mirë doli ai i Maqedonisë.