Vritet për një gërvishtje makine, Mekaniku i servisit u godit me grushte nga një i ri
Një 60-vjeçar ka gjetur vdekjen paraditen e së mërkurës në Tiranë si pasojë e një sulmi me grushta e mjete të forta. Ngjarja u regjistrua në afërsi të "Fushës së Ali Demit" kur viktima Gëzim Karaj me profesion saldator po largonte disa objekte të vjetra nga punishtja e tij. Gjatë transportit të tyre 60- vjeçari nga pakujdesia ka gërvishur një automjet tip Renault, i cili drejtohej nga një vajzë.Në këtë moment e reja ka nisur të debatojë më 60-vjeçarin Karaj dhe vetëm pak minuta më pas ka marrë të dashurin e saj në telefon. I dyshuari si autor i ngjarjes së rëndë, 30-vjeçari Artenc Shehu, i cili ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ka nisur të godasë babain e dy fëmijve me grushte. Karaj ka mundur të largohet disa metra me vrap në drejtim të punishtes së tijmes pallateve, por i riu e ka ndjekur dhe këtu dyshohet se ai e ka goditur në kokë me një levë hekuri.Në këtë moment Gëzim Karaj ka rënë përtokë pa ndjenja, ndërsa burime pranë spitalit bëjnë me dije se ai ka humbur jetën rrugës për në Spitalin Ushtarak si pasojë e hemoragjisë së brendshme.Policia, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje bëri me dije se ka arritur të ndalojë agresorin, ndërsa ka marrë në pyetje dhe të dashurën e tij e cila pritet të zbardhë rrethanat e krimit të rëndë. Ndërsa dy orë më vonë policia e kryqeytetit në një konferencë për shtyp ka sqaruar të gjithë dinamikën e ngjarjes ku humbi jetën babai i dy fëmijëve.