Elbasan, motori del nga rruga, humbet jetën 22-vjeçari

Një i ri në Elbasan ka humbur jetën mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti me motor.Ngjarja ka ndodhur më fshatin Shalës të Elbasanit, ku një motor ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, 22-vjeçari Sadik Luta.22-vjeçari është transportuar me urgjencë për në spitalin rajonal të Elbasanit, por nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën.Policia e cila ndodhet në vendngjarje, ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë.