Bashkia e Tiranës dhe KPR reagojnë për deklaratat e Ramës për dekorin

Bashkia e Tiranës ka reaguar lidhur me deklaratat e kryesocialistit Edi Rama për dekorimin e kryeqytetit në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë.Në një deklaratë për mediat Bashkia e Tiranës shpreh keqardhje për sulmet e vazhdueshme të ish-kryebashkiakut Rama ndaj dekorit, të cilat i ka vlerësuar frymë negative dhe përçarëse.“Edi Rama vjen vërdallë vetëm duke share por në 11 vjet nuk bëri asnjë zbukurim për 28 nëntorin. Humbja nuk duhet t'i kthehet në mllëf për Tiranën, por në reflektim”thuhet në deklaratën e Bashkisë.Nga ana tjetër Klubi i Patriotëve të Rinj përmes Ardit Bidos e i ka konsideruar deklaratat e Ramës në tëitter fyerje për të gjithë shqiptarët."Çdo shqiptar ndihet i fyer nga ata që dëgjojnë dy minuta matrapik e nuk shohin qindra flamuj kuqezi që valviten krenarë. Klubi i Patriotëve të Rinj, PDIU dhe Shoqata Çamëria ia kanë dhuruar këtë dekor madhështor shqiptarëve dhe jo politikanëve, ndonëse do të duhej që dekorin e Tiranës ta bënin institucionet shtetërore dhe jo KPR e PDIU, siç rezultoi. Nuk presim leksione nga ata që për 10 vjet zbardhnin netët e refuzonin të vishnin kuqezi ditët! PS (Post Scriptum): Teknikisht, fal teknologjisë që disa nuk e njohin përveç rrjeteve sociale, bullonat që mbajnë fiksuar flamujtë kombëtarë nuk dëmtojnë trotuarët".Më herët kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama në vazhdën e kritikave për dekorin e Tiranë me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë ka postuar një foto, të cilën e ka shoqëruar me shënimin; “Vazhdon batërdia për sytë në dekorin banal të festës në Tiranë. Flamuj të ngulur në trotuaret e shpuar me matrapik! E paparë!Rama po ashtu është ndalur edhe tek gabimi në stampim i flamurit kombëtar.“Ç’pamje në flamujt e varur në TR! Ky lloj zogu i shfytyruar veç shqiponja e flamurit tonë kombëtar nuk është! VULGARITET”- shkruan Rama në twitter.