Rama me të rinjtë në Korçë: Të luftojmë papunësinë dhe analfabetizimin
Luftë papunësisë së të rinjve dhe analfabetizimit. Më këto premtime i është drejtuar kreu i PS, Edi Rama të rinjve të mbledhur në sheshin e rikonstruktuar para katedrales në Korçë. Rama tha se me ardhjen e socialistëve në pushtet do të krijohen kushtet që të rinjtë të mësojnë një zanat, duke i dhënë fund një prej plagëve më të mëdha të shoqërisë, papunësisë.“Ta pavarësojmë vendin tonë nga injoranca duke filluar një luftë të paepur me analfabetizmin që sot ka shkuar 15%. Me 15% të fëmijëve shqiptarë analfabetë, Shqipëria nuk është e pavarur nga injoranca. Ne kemi misionin që të rejave dhe rinjve që shkojnë në shkolllë t’ju krijojmë kushtet për tu mësuar një zanat. Me 1 milionë të papunë, 60% e të cilave janë të reja dhe të rinj ne nuk jemi të pavarur nga varfëria. E pra, ne kemi misionin që ta pavaresojmë nga varfëreia duke luftuar papunësinë, duke i dhënë çdo djali e vajze mundësinë të punojë falë aftësive që do marrin në shkollë. Cdo shqiptar ka te drejtën të punojë me punë të ndershme”, theksoi Rama në fjalën e tij.Manifestin eurosocialist “Unë jam FRESSH” e përshëndeti edhe ish-themeluesi i Forumit Rinor, deputeti Pandeli Majko.“Po të deshi Korça, të do bota; po s’të deshi Korça, ik dhe mos e prit 2013-n”, deklaroi Majko.Të rinjtë u ftuan për tu bërë pjesë e nisnmës së PS në facebook, Ngri Flamurin.