Topalli apel opozitës: Mjaftojnë tre minuta për tu dhënë shqiptarëve integrimin
"Mjaftojnë vetëm tre sekonda që opozita të votojë tre ligjet e integrimit, me qëllim që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat". Me këtë apel kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, i ka bërë thirrje PS të votojë në parlament 3 ligjet që Komisioni Europian i kërkon të miratohen deri në 20 nëntor, në mënyrë që Shqipëria të marrë statusin e kandidatit."Mjaftojnë vetëm tre sekonda që opozita të votojë tre ligjet e integrimit me qëllim që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat. 100-vjetori i pavarësisë është një moment gëzimi dhe lumturie, por edhe një moment reflektimi për rrugën që shqiptarët kanë ndjekur gjatë gjithë këtyre viteve. Është një moment hyjnor kur ngrihet flamuri shqiptar. Të mendosh që në atë kohë koncepti i Shqipërisë si shtet as nuk ekzistonte, por gjithçka u bë e mundur falë atyre patriotëve të shquar, të cilët në mënyrë sublime kanë sakrifkuar gjithçka dhe ky është një moment shumë i mirë për t'i nderuar ata. Është hera e parë në historinë tonë që ne shqiptarët, kudo që ndodhemi, jemi të lirë dhe kjo është gjëja më e bukur," tha Kryetarja e Kuvendit"tha Topalli.Deklaratën Kryeparlamentarja e bëri gjatë një takimi me nxënës dhe studentë në Kuvendin e Shqipërisë në kuadër të kremtimeve të jubileut të 100-vjetorit të pavarësisë.Ajo nënvizoi se shqiptarët ndër vite kanë ushqyer vlera të tilla si humanizmi e bashkëjetesa fetare, vlera më të cilat Shqipëria synon të zërë me dinjitet vendin e saj në familjen europiane.