LRI "Praktika Pune" për të rinjtë, Brahimllari: Projekti, mundësi për fituar eksperiencë pune
Lëvizja Rinore për Integrim në bashkëpunim me disa biznese private ka prezantuar zyrtarisht një program praktikash pune, i cili do t'ju japë mundësinë studentëve të fitojnë eksperiencën që u duhet, për të konkuruar në tregun e punës. Gjatë fjalës së tij kreu i LRI-së, Endrit Braimllari, tha se pjesëmarrja në projektin e praktikave të punës do ti japë eksperiencën që i duhet një të riu për tu punësuar në sektorin privat dhe shtetëror.“Duhet të ndihmojmë të rinjtë të punësohen sepse të rinjtë janë forca që do e bëjë Shqipërinë të eci më shpejt. Pjesëmarrja në projektin e praktikave të punës do ti japë eksperiencën që I duhet një të riu për tu punësuar në sektorin privat dhe shtetëror. Këto praktika pune janë të hapura për të githë studentët pavarësisht përkatësisë së tij politike, fakultetit që ndjek, apo vendit prej nga vjen. Bizneset pjesëmarrës në program kanë ofruar hapësirat dhe ekspertët e tyre, për të zhvilluar këto praktika, të cilat do të jenë të degëve të ndryshme: financë, menaxhim, teknologji informacioni, degë të ndryshme të inxhinierisë, drejtësi, punë sociale, marrëdhënie me publikun etj dhe do të zgjatin nga 1 deri në 6 muaj” tha ai.Më tej ndërsa falenderoi të gjithë bizneset që menduan për studentët dhe u angazhuan në këtë program, Brahimllari i bëri thirrje sektorit publik të bëhet pjesë e këtij programi, duke kontribuar për një të ardhme më të sigurtë për të rinjtë rshqiptarë.Ndërkaq të gjithë të interesuarit për të aplikuar duhet të plotësojnë një formular, i cili gjendet në faqen zyrtare të Lëvizjes Socialiste për Iintegrim, lsi.al, ku do të gjejnë të gjithë informacionin për këtë program, kriteret e përzgjedhjes dhe detajet e aplikimit.