Cheryl Cole me supertatuazh, trëndafil gjigand në fundshpinë
Këngëtarja Cheryl Cole gjithnjë ka shprehur admirimin e saj për artin e trupit , ndonëse nuk numëron një numër të madh tatuazhesh në trup. Dëshira e saj ka qenë të mos jetë një koleksionuese vizatimesh në trup, por të ketë vetëm një tatuazh të veçantë dhe duket se qëllimin e saj e përmbushi. Në bashkëpunim me Nikko Hurtado, i cili është dhe personi të cilit Cheryl i ngarkoi këtë përgjegjësi, këngëtarja arriti të realizonte diçka e cila nuk ishte parë më parë nga publiku.
Pak ditë më parë pas përfundimit të tatuazhit të saj gjigand, Nikko e publikoi në instagramin e tij ku u përgëzua shumë dhe më pas këngëtarja e postoi në profilin e saj në twitter. Në fotografi shfaqej një ndërthurje trëndafilash gjigand përgjatë fundshpinës së saj. Pëlqyesit ishin të shumë, por dhe komentet nuk munguan ku një ndër to mund të rendisim ate të aktores Michelle Keegan, e cila shkroi se e adhuronte këtë tatuazh.
Pas aktores vijuan dhe të tjera komente pozitive të fansave të cilave këngëtarja ju përgjigj. Disa i falenderoi dhe të tjerët që e pyetën rreth kuptimit që kishte ky tatuazh ja shpjegoi. Cheryl shtoi se arsyeja përse vendosi që pjesë e trupit të saj të tanishëm të ishin trëndafilat, ishte sepse ishin lule të cilat ajo i pëlqentë më shumë se të gjitha.

Ndërsa lidhur me dilemën e madhësisë së tyre, ajo tha se nuk dëshironte të bëntë shumë tatuazhe por vetëm një i cili të ishte i bukur, i madh dhe të tërhiqte vëmendjen por mbi të gjitha një me të cilin ajo ndihet mirë. Publikimin e parë të këtij tatuazhi ajo e bëri në një koncert të mbajtur, ku duartrokitjet dhe britmat nuk munguan.