Kelly Clarkson: Nuk jam shtatzanë, dasma në tetor
Këngëtarja Kelly Clarkson është shprehur se është ndjerë e lodhur nga fjalët e përhapura se është duke pritur fëmijën e saj të parë. Pas postimit te nje statusi ne profilin e saj ne twiter, fituesja e dikurshme e "American Idol" ka dhene nje interviste ku mohuar të gjitha thashethemet lidhur me këtë fakt. Ajo shpjegon se do të ndihej femra më me fat në qoftë se diçka e tille do të ishte e vërtetë, por 31-vjeçarja shprehet se nuk është momenti i duhur.Pas një pyetjeje provokuese nga ana e prezantuesit nëqoftëse ajo ndihet e frikësuar se mbase në një të ardhme të afërt apo të largët nuk do të jetë një nënë e mirë, Kelly pohoi të kundërtën. Këngëtarja shpjegon se duke qenë se ka kohë që ka marrë rolin e nënës në jetën e Savannah dhe Seth, të cilët janë fëmijët e të fejuarit të saj nga martesa e parë, ndihet më shumë se gati. Ajo shpejgon se ata janë dy fëmijë të mrekullueshëm, të cilët e bëjnë ta adhurojë çdo ditë e më shumë rolin e nënës.Sipas Kellyt ajo së bashku me fëmijët kanë krijuar një marredhënie të veçantë, e cila është sa e çuditshme aq dhe e bukur. Pavarësisht gjithçkaje, ata e respektojnë dhe e duan njëri-tjetrin, duke e bërë bashkëjetesën akoma dhe më të lehtë. Krijuesja e hitit "Stronger" ka folur gjithashtu rreth planeve të afërta të martesës ,e cila do të bëhet në muajin tetor. Përveç këtij detaji ajo nuk ka bërë të ditur më shumë, pasi dëshiron që ceremonia të jetë diçka private.Kelly tregon se po përpiqet që gjithçka të shkojë në mënyrë të përkryer. ku numri i të ftuave do të jetë i limituar. Krahas publikimit të albumit të saj më të ri, i cili do të hidhet në treg krishlindjet e këtij viti, këngëtarja është e angazhuar gjithashtu me turin e koncerteve së bashku me Maroon 5. Por thekson se për të primare është dasma, për të cilën është e gatshme të lërë pas dore çdo projekt ose koncert që mund ta pengojë.