Kanye West: Ju njoh me vajzën time

Kanë kaluar plotë dy muaj nga ardhja e saj në jetë, por as Kanye West as Kim Kardashian nuk kanë dashur që te publikohen fotot e vajzës së tyre të vogël. Shumë revista i kanë akuzuar se nuk i kanë publikuar fotot e saj, pasi ishin duke pritur oferta akoma dhe më të majme se 4 milion dallarë, e cila ishte dhe oferta e fundit që ju bë. Por në një intervistë në reality shown e famshëm amerikan "Kris Jenner Talk Show" , një emision ky i drejtuar nga vetë mamaja e Kimit, 36- vjeçari Kanye West i hodhi poshtë të gjitha këto fjalë, që sipas tij janë të pavërteta.Rapperi mohon te ketë dashur të publikojë fytyrën e vajzës së tij të vogël në një revistë. Ai u shpreh se vendi ideal për të njohur botën me North West, ishte pikërisht emisioni i gjyshes së saj. Dhe siç prindërit e vajzës 2 muajshe kishin vendosur, publikuan foton e North West mbrëmjen e ditës së premte. Ajo kishte tiparet e të dy prindërve dhe ishte imitimi perfekt i tyre, një fakt ky të cilin përveçse e shohim në foto e deklaron dhe gjyshja e saj Kriss Jenner.Sipas saj sytë i ka njësoj si e ëma në moshën e saj dhe për ta vërtetuar publikoi një foto të Kim kur ishte vetëm dy muajshe, ndërsa buzët ishin njësoj si të babait, për të cilin gjithashtu publikoi një foto ku ai shfaqet duke buzëqeshur. Gjatë vazhdimit të intervistës Kanye shpjegon se kur të rritet nuk do ta privojë vajzës e tij nga asgjë, ai dëshiron që ajo të jetë e lire të përcaktojë aftësitë e saj dhe ku mund të japi më të mirën, e më pas të vendosi.Por ajo që nuk do t`i mungojë do të jetë përkrahja e tij dhe e bashkëshortes së ardhshme.I përplotur, këngëtari pohon se ndihet njeriu më me fat sepse tashmë ka një arsye për të jetuar. Ai rrefen se përpara se Kim të shfaqej në jetën e tij, ai nuk kishte asnjë arsye për të jetuar. Por dashuria e madhe që ai nisi të ndjente për 32-vjeçaren dhe më pas lindja e North i dhanë Kanyet përsëri forcën për të jetuar. Ai e ilustron duke kujtuar ndarjen nga jeta të nënës së tij, një ngjarje kjo pas të cilës nuk i kishte mbetur më asgjë për të luftuar, por tashmë që ai ka përkrah femrën ideale dhe North e cila e frymëzon , e mbush me gëzim dhe e bën të ndihet krenar, gati për të vazhduar të jetojë pjesën e mbetur të jetës i stabilizuar dhe i lumtur.