Tulisa, menaxheri: Kishim frikë mos vetëvritej
Gjatë muajit qershor ish-anëtarja e grupit të famshëm N-Dubz,Tulisa Contostavlos u arrestua së bashku me mikun e saj rapperin Mike GLC per konsumim të lëndëve narkotike. Kjo verë perveç fjalëve te perhapura ka qenë e vështirë për këngëtaren , pasi krahas thashethemeve të cilat ndikonin negativisht në reputacionin e saj, edhe opinioni publik nisi të rëndonte mbi të.
Të gjithë ata që dikur ishin fansa të saj nisën ta paragjykonin dhe shpesh ta fyenin, veprime këto të cilat përveçse pushtuan të gjitha rrjetet sociale, faqet e ndryshme në internet dhe komentet në këngët e saj, nisën të bëheshin dhe drejtpërdrejtë.Ish-fansat e saj nisën të rriteshin dhe ta theksonin vlerësimin e tyre për Tulisën, edhe pas gërvishtjes që i bënë makinës së saj 100.000 dollarëshe. Por Jonathan Shalit, i cili është bërë i njohur për menaxhimin e karrierës së Kelly Brook në mënyrë të suksesshme , tashmë është duke e ushtruar profesionin e tij në karrierën e Tulisës.
Duke dashur të sqarojë gjithçka që ka ndodhur, ai rrefen se përpara së gjithash ishte i trembur për jetën e 24-vjeçares. Sipas tij përqindja që ajo të kryente një vetëvrasje ishte e madhe dhe është përpjekur jo vetëm që ta këshillojë, por edhe t`i qëndrojë pranë , edhe pse çdo përpjekje e tij ka qenë pa rezultat.
Ai ishte i vetëdijshëm që Tulisa kishte nisur përdorimin e lëndëve narkotike dhe ditën që u arrestua së bashku me mikun e saj 35-vjeçar , ata po mbanin me vete masa të mëdha të këtyre substancave me vlerë 800 dollarë. Jonathan e përfundon intervistën e tij duke kërkuar mirëkuptim nga publiku për ta mbështetur këngëtaren në mënyrë që të mundësohet dhe shërimi i saj përfundimtar.
Por ndryshe nga tentativa e menaxherit të saj për t`i pastruar imazhin , Tulisa është shprehur se nuk duhet që publiku të jetë paragjykues per personat qe konsumojnë lëndë të tilla, madje ajo tregon se ata mund të jenë miq shumë të mirë. Duke e konkretizuar këtë të fundit me shembullin e mikut të saj të ngushtë, qe është nje person i cili për vite të tëra është konsumator i këtyre substancave.