Gjykata e Durrësit "detyrim paraqitje" për 5 punonjësit e CEZ
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2012, 13:53
Gjykata e Durrësit jep masën e sigurisë "Detyrim paraqitje" për pesë punonjësit e CEZ Shperndarjes, të cilët akuzohen për veprën penale "Shperdorimit te detyres" dhe"Kryerjes se veprimeve arbitrare" .Masa e sigurisë u vendos për Lulezim Kupa, 40 vjec, Dod Dema, 61 vjec, Dervish Dervishi, 45 vjec, Idri Hana, 30 vjec si dhe Artan Osmani 38 vjec, përkatësish me detyrë elektricist pranë kompanisë Cez shpërndarje në Durrës.Arrestimi i 5 shtetasve u bë tre ditë më parë, me një urdhër të nxjerrë nga prokuroria e Durrësit, për shkak se këta punonjës kanë ndërprerë energjinë elektrike në stacionin e pompave të cilat shërbenin për të furnizuar me ujë të pijshëm, duke lënë pa ujë 2\3 e qarkut të Durresit.