Kosovë, specialistët:Barnat serbe s`janë aspak të sigurta

Barnat e prodhuara në Serbi kanë zaptuar një pjesë të madhe të tregut të Kosovës, ndërsa ekspertët vendorë të shëndetësisë alarmojnë se këto produkte farmaceutike nuk janë aspak të sigurta për shëndetin e qytetarëve.Përveç barnave serbe që hyjnë legalisht nëpërmjet pikave kufitare, një sasi e konsiderueshme e tyre hyn ilegalisht në vend, duke u kontrabanduar, nëpërmjet rrugëve malore, informon sot gazeta “Zëri”Madje në disa qytete të Kosovës së fundi janë gjetur barna edhe me banderola të Ministrisë së Shëndetësisë së Serbisë, në kundërshtim me ligjet në fuqi në vend.Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale (AKPM), Ilir Dushi, ka thënë se së fundi nuk ka pasur asnjë importim të medikamenteve serbe në Kosovë, për shkak, siç thotë ai, të pezullimit të tre kompanive që kanë qenë të licencuara që t’i eksportojnë produktet e tyre.Mirëpo, ditë më parë Policia e Kosovës ka zbuluar në Prishtinë një depo me barna ilegale serbe, të cilat kanë hyrë në vend ilegalisht.