Daçiç-Vuçiç takohen nesër me përfaqësues të serbëve të Kosovës

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç dhe zëvendëskryeministri Aleksandar Vuçiç do të takohen nesër në Beograd me përfaqësuesit e serbëve të pjesës veriore të Kosovës, ku do të diskutohet për situatën aktuale.Siç raportojnë mediat serbe, në delegacionin e serëve të pjesës veriore të Kosovës do të jenë përfaqësues nga Zubin Potoku, Leposaviqi, Zveçani dhe Mitrovica.Konsiderohet se njëra nga çështjet, që mund të gjendet në axhendën e takimit, mund të jetë edhe ajo e zgjedhjeve lokale në Kosovë , më 3 Nëntor.