Nuk ka qetësi në veri të Kosovës, shpërthim dhe të shtëna armësh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Gusht 2013, 10:18
Nuk ka qetësi në veri të Mitrovicës. Të shtëna armësh janë dëgjuar pas mesnatës në veri të Mitrovicës, afër urës kryesore mbi Ibër ndërsa një shpërthim është dëgjuar pak minuta më pas.Sipas burimeve mediave në Kosovë rreth orës 01:10 pas mesnate është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm në veri të Mitrovicës, por nuk dihen autorët dhe as rajoni i saktë ku ka ndodhur shpërthimi.“Njësia e karabinierëve ka njoftuar se mjeti shpërthyes është hedhur në lumin Ibër dhe nuk ka të lënduar në njerëz”, thekson Kosovapress duke cituar burime të policisë.