12 vjetori i marrëveshjes se Ohrit, zbatimi i plotë mbetet ende sfidë
E ndërsa shënohet sot 12 vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit e cila i dha fund konfliktit të përgjakshëm mes shqipëtarëve dhe maqedonasve në vitin 2001, ajo ende nuk është zbatuar totalisht.Kështu pohojnë politikanët dhe qytetarët shqiptarë në Maqedoni. Sipas tyre marrëveshja ka përmirësuar pozitën e shqiptarëve në vend, por zbatimi i saj ende përballet me sfida. Realizimi i plotë i kësaj marrëveshje nuk ka ndodhur në shumë institucione të vendit, për sa i përket rritjes së përfaqësimit të shqiptarëve në administratën shtetërore, pohojnë liderat e partive shqipëtare.Marrëveshja e Ohrit e nënshkruar më 13 gusht të vitit 2001nga krerët e dy partive politike shqiptare dhe dy partive maqedonase u arrit me shumë vështirësi dhe me ndërmjetësimin e Uashingtonit dhe Brukselit. Ajo arriti t'i japë fund një konflikti pesëmujor në fshatrat e Kumanovës, Shkupit dhe Tetovës, mes Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe forcave policore e ushtarake të Qeverisë së Boris Trajkovski.Ministra, deputet shqipëtarë, ish veteranë të luftës, e familjarë kanë vendosur lule në shenjë nderimi për dëshmorët e rënë të ish-UÇK-së, në varrezat në Sllupçan, në Haraçinë dhe në Poroj të Tetovës. Delegacioni i BDI-së i udhëhequr nga zëvendëskryeministri për implementimin e marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferri dhe Ministrat e tjerë kanë nderuar Dëshmorët e rënë në konfliktin e 2001-shit në fshatin Sllupçan.Xhaferri në fjalimin e tij theksoi kontributin që kanë dhënë dëshmorët në konfliktin e 2001, ndërsa nuk ishte i pranishëm asnjë zyrtar maqedonas.