Zgjedhjet në Kosovë, Daka: Nuk është folur për logon në fletët e votimit

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka, ka thënë se deri më tani nuk është diskutuar se si do të duket logoja në fletët e votimit në zgjedhjet e 3 nëntorit.“Me përgjegjësi të plotë mund të them se nuk është diskutuar kurrë çështja e logos dhe as që ka qenë pjesë e marrëveshjes. Mund të them se kjo marrëveshje, e cila është në fuqi, nuk flet për ndryshimin e simboleve apo logove, por po ashtu nuk mund të parashikoj nëse ato do të gjenden në fletët e votimit”, ka thënë Daka për Tanjug-un.Ajo po ashtu ka kujtuar se Kosova dhe Serbia, më 19 prill, kanë nënshkruar një marrëveshje, e cila bazohet në ligjet e Kosovës, përkatësisht “pika 11 e kësaj marrëveshjeje parashikon që zgjedhjet në Kosovë të mbahen sipas ligjeve të Kosovës dhe standardeve ndërkombëtare”.Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se për Serbinë është e papranueshme që fletët e votimit për zgjedhjet lokale në Kosovë të kenë simbolet shtetërore të Kosovës.