Suedi, simbole serbe mbi pllakën në hyrje të ambasadës kosovare

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka njoftuar të dielën se pllaka në hyrje të selisë së Ambasadës në Stokholm është gjetur e dëmtuar.Zyrtarët e Ambasadës kanë njoftuar se dëmtimi është bërë me mjete të forta, dhe mbi pllakën e Ambasadës së Kosovës janë shkarravitur simbole serbe.Zyrtarët e Ambasadës menjëherë kanë njoftuar organet e policisë suedeze, të cilët kanë nisur hetimin për ngjarjenMinistria e Punëve të Jashtme e Kosovës dënon këtë akt vandalizmi kundër simboleve të Ambasadës së Kosovës në Suedi, duke shprehur përkushtimin e plotë të misioneve diplomatike dhe konsullore të Kosovës, për të qenë në shërbim të plotë të misionit të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës, në të gjitha aspektet.