Beograd, serbët e Kosovës takohen sot me kryeministrin Daçiç
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, dhe zëvendëskryeministri Aleksandar Vuçiç, do të takohen sot në Beograd me përfaqësuesit e serbëve të pjesës veriore të Kosovës, ku do të diskutohet për situatën aktuale.Siç raportojnë mediat serbe, në delegacionin e serbëve të pjesës veriore të Kosovës do të jenë përfaqësues nga Zubin Potoku, Leposaviçi, Zveçani dhe Mitrovica.Sipas mediave serbe, njëra nga çështjet, që mund të gjendet në axhendën e takimit, mund të jetë edhe ajo e zgjedhjeve lokale në Kosovë , më 3 nëntor.Ndërkohë, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi u bëri sërish thirrje dje serbëve të veriut që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale. Ai tha se pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet e 3 nëntorit, i jep kuptim të plotë zgjedhjeve.Thaçi shprehu besimin e plotë se zgjedhjet e 3 nëntorit do të dërgojnë mesazhin më të mirë se Kosova po ecën me hapa të sigurtë, duke plotësuar kriteret e nevojshme për jetën demokratike dhe Kosovën evropiane.Deklaratën kryeministri Thaçi e bëri gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ku u diskutuan edhe çështje tjera.