Hamiti raporton për skandalin në Zagreb
Komisioni funksional për Grada dhe Disiplinë shqyrtoi sot raportin me shkrim zv/ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Urtak Hamiti, i cili është në qendër të një skandali diplomatik që ka vënë në siklet diplomacinë e vendit.Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës deklarojnë se sot nuk është vendosur diçka konkrete në rastin e ndonjë mase ndaj Hamitit, i cili u kap nga mediat duke vozitur i dehur makinën zyrtare.“Sot ishte një ditë e zakonshme punë për Komisionin funksional për Grada dhe Disiplinë. Para Komisionit e ka deponuar me shkrim deklaratën e tij Urtak Hamiti dhe po ashtu iu është përgjigjur pyetjeve të komisionit. Komisioni ka edhe rreth 20 ditë afat për të mbledhur edhe prova të tjera dhe më pas të dal me rekomandime profesionale për këtë rast, me masë disiplinore apo me shkarkim”, ka thënë Behrami, për Telegrafin.Ai ka shpjeguar se pritet edhe një raport policor të autoriteteve kroate, i cili do të analizohet, e pastaj kur të përmblidhet krejt ai mozaiku i asaj ngjarjeje Komisioni do të bëjë një rekomandim.Komisioni funksional për Grada dhe Disiplinë përbëhet nga MPJ-a, Presidenca, Kryeministria edhe dy ambasadorë.