Janjiç: Serbët në Kosovë, të detyruar të marrin pjesë në zgjedhje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Gusht 2013, 17:45
Analisti politik në Serbi, Dushan Janjiç, ka thënë se serbët e veriut të Kosovës janë të detyruar me Marrëveshjen e Brukselit që të dalin në zgjedhjet lokale të Kosovës.“Serbët e veriut, ashtu si edhe të pjesëve të tjera të Kosovës, janë të detyruar me Marrëveshjen e Brukselit, të nënshkruar në muajin prill nga kryeministrat Daçiç dhe Thaçi, që të dalin në zgjedhjet lokale”, ka thënë Janjiç për agjencinë Fonet.Sipas tij, ata janë të detyruar që të inkuadrohen në sistemin kushtetues, ligjor dhe institucional të Kosovës, por, nga ana tjetër, “është e vërtetë se ata nuk i ka përfshirë askush në negociata” dhe se këto janë “detyrime të imponuara".Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 3 nëntor.