“Emri”, Riker shpreson për bisedime konstruktive Maqedoni-Greqi

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit Filip Riker deklaroi se SHBA-të shpreson që kontesti me emrin do të tejkalohet dhe se negociatat do të vazhdojnë deri në fund të verës apo fillim të vjeshtës.I pyetur se si e vlerëson përkushtimin e Greqisë ndaj integrimeve të tërë rajonit, gjatë presidencës së saj me Këshillin Evropian, Reeker vlerësoi se gjysma e parë e vitit 2014 me të vërtetë do të japë mundësi që Greqia të luajë rol konstruktiv dhe të realizohen angazhimet nga axhenda e Selanikut.Konkretisht për kontestin mes Maqedonisë dhe Greqisë, Riker deklaroi se qëndrimi amerikan mbetet i njëjtë dhe se zgjidhja e kontestit do të jetë në interes edhe të Greqisë, në situatën e vështirë në të cilën gjendet tani.Ai saktësoi se, shpreson që në fund të verës dhe fillim të pranverës, liderët e Maqedonisë dhe Greqisë do të vazhdojnë të gjejnë rrugë për të ecur përpara.