Gaon​: OSBE rol specifik në veri, jo vetëm 'postier'

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me mision në Kosovë, nuk do të ketë vetëm rolin e postierit, por është specifik për zgjedhjet në veri dhe do të lehtësojë procesin e mbajtjes së zgjedhjeve lokale atje, thotë për Kosovapress zëdhënësi i OSBE-së, Nikola Gaon.Sipas tij, qëllimi i krejt kësaj është mundësimi i votimit te katër komunat veriore.Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me mision në Kosovë, nuk do të ketë vetëm rolin e postierit, por është specifik për zgjedhjet në veri dhe do të lehtësojë procesin e mbajtjes së zgjedhjeve lokale atje, e që sipas zëdhënësit të kësaj organizate, Nikola Gaon, qëllimi i krejt kësaj është mundësimi i votimit te katër komunat veriore.“Roli i OSBE-së buron qartë nga marrëveshja e 19 prillit në Bruksel, e cila thotë se OSBE-ja do të ketë rol lehtësues në zgjedhjet lokale në katër komunat veriore. Përveç kësaj, gjithmonë sipas marrëveshjeve në Bruksel, OSBE-ja do t’ju përgjigjet nevojave që dalin në terren, që do të thotë se do të jetë rol operacional dhe teknik. Për shembull, mund të jenë lehtësues të shkëmbimit të informatave. Për momentin jemi duke i ndihmuar Beogradit dhe Prishtinës në listën e votuesve. Jemi të gatshëm të transmetojmë kërkesat e subjekteve politike të Veriut, dhe gjithashtu jemi të gatshëm të ndihmojmë edhe në informimin e votuesve”, ka pohuar Gaon.Gaon ka thënë se do të ndihmojnë edhe në votimin përmes postës për personat e zhvendosur, dhe se i kanë ofruar mekanizëm këtyre palëve me një qendër grumbullimi në Nish. Ai ka treguar se kanë bërë themelimin e ekipeve mobile që do t’i ndihmojë personave të zhvendosur të votojnë përmes postës atje.“Për këto zgjedhje, roli i OSBE-së ka të bëjë me katër komunat veriore, dhe siç thashë ne do të ndihmojmë edhe në votimin përmes postës për personat e zhvendosur, nuk jemi në të njëjtin rol, për sa i përket komunave në jug të vendit”, është shprehur Gaon.Megjithatë, ende nuk është qartësuar sa i përket monitorimit të zgjedhjeve në veri të vendit, për të cilën Gaon ka thënë se nuk është në dijeni për ndonjë iniciativë të monitorimit të zgjedhjeve atje, por që është kërkuar edhe nga Bashkimi Evropian dërgimi i një misioni për monitorim.“Pasi kemi rol lehtësues në organizimin e zgjedhjeve në veri, nuk do të kemi rol mbikëqyrës, sepse në atë rast do të ishte konflikt interesi, sepse nuk mund të jemi edhe pjesë e organizimit të zgjedhjeve edhe t'i mbikqyrim zgjedhjet, sepse nënkupton se ne po e mbikqyrim veten, po e mbikëqyrim punën tonë. Për momentin nuk jam në dijeni të ndonjë iniciative të mbikqyrjes së zgjedhjeve, por, ka procedura që ekzistojnë për sa i përket regjistrimit, marrjes së iniciativës dhe regjistrimit të këtyre iniciativave pastaj”, ka thënë Gaon.OSBE-ja ka ndihmuar në organizimin e zgjedhjeve deri në vitin 2007, prej atëherë ka ofruar këshilla dhe përkrahje teknike Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të cilën Gaon ka thënë se do të vazhdojë edhe më tutje, dhe ka pranuar se roli i OSBE-së për zgjedhjet lokale në veri është specifik, e që buron nga marrëveshja e Brukselit.