Pacolli:Treg i përbashkët Kosovë-Shqipëri
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, nuk ka hequr dorë nga ideja për krijimin e një tregu të përbashkët ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë.Në një intervistë për mediat kosovare, Pacolli ka treguar se shumë shpejt këtë ide do ta prezantojë edhe para kabinetit qeveritar, në mënyrë që të fillojë zbatimi i këtij projekti. Pacolli ka thënë se për t’u realizuar kjo ide ai e ka marrë mbështetjen edhe të kryeministrit Hashim Thaçi dhe të kryeministrit të ardhshëm të Shqipërisë, Edi Rama.“Këtë çështje e kam diskutuar edhe me aktorët kryesorë, z. Thaçi e Rama, të cilët më kanë përkrahur. Tani Qeveria e Kosovës duhet të jetë e gatshme të fillojë këtë iniciativë”, ka thënë Pacolli.Pacolli ka deklaruar se mosbashkëpunimi i deritashëm ekonomik mes dy shteteve ka ndodhur për shkak të mungesës së vizionit dhe vullnetit politik. Sa iu përket zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit, Pacolli ka bërë me dije se AKR-ja do të garojë me një program konkret ekonomik që i dedikohet mirëqenies së qytetarëve. Ai ka thënë se partia e tij në këto zgjedhje do të garojë e vetme, kurse ka bërë me dije se mundësinë e bashkëpunimit me ndonjë parti do ta shqyrtojë tek pas rezultateve preliminare të zgjedhjeve.Pacolli ka paralajmëruar se gjatë fushatës së këtyre zgjedhjeve me kritika nuk do t’i kursej as kryetarët e komunave që vijnë nga radhët e PDK-së. Por, nuk ka dhënë përgjigje të prerë nëse një përplasje e tillë do të mund ta lëkundë koalicion qeverisës me PDK-në