Samaras sot me Ban Ki-muni për emrin e Maqedonisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Gusht 2013, 18:17
Kryeministri grek Andonuis Samaras sot në Nju Jork do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të KB-së, Ban Ki-mun, me të cilin do të bisedojë për Qipron dhe emrin e Maqedonisë, dy çështje në të cilat organizata botërore ka rol të ndërmjetësuesit.“Katimerini”, sot shkruan se ndërmjetësuesi Metju Nimic para disa muajve e ka propozuar emrin “Republika e Epërme e Maqedonisë”, diçka që Athina zyrtare nuk e pranon sepse përcaktimi gjeografik ka të bëjë me rregullimin shtetëror, e jo me emrin e vendit.Sipas gazetës pro-qeveritare, Nimic tani po përgatitet për raund të ri kontaktesh me të dyja palët.Samaras me Ban Ki-munin do të bisedojë edhe për gjendjen në rajonin më të gjerë të Ballkanit dhe në Mesdheun lindor.