Kosovë, tenton të vetëvritet në aeroport, ndërhyn pas 30 min policia

Aeroporti i Prishtinës, "Adem Jashari", është bllokuar përreth 30 minuta për shkak të tentativës për vetëvrasje nga një person. Sipas policisë së Kosovës , në vendin e dorëzimit të bagazheve një qytetar kërcënoi se do të kryenmte vetëvrasje dhe i vuri thikën vetes në fyt.Momenti kur personi kercenonte për vetëvrasje është filmuar nga pasagjerë të shumtë që prisnin në aeroportin "Adem Jashari" në Prishtinë. Video tregon personin që tenton vetevrasjen, ndersa i vellai e filmon ate me celular.Ky veprim ka shkaktuar bllokim të funksionimit normal të aeroportit përreth 30 minuta, kur është kryer edhe ndërhyrja e policise kosovare. Pas disa minutash negociata, policia ka nderhyre duke i marrë thikën dhe duke kryer arrestimin e personit ne fjale.Mediat kosovare theksojnë se pak minuta pas arrestimit, të njëjtin veprim bëri edhe vëllai i tij, i cili, sipas zyrtarit për informim në Policinë e Kosovës, ishte edhe më agresiv. Të dy vëllezërit, pasi janë dërguar për vizitë mjekësorë janë përcjellë në policinë e Lipjanit.Prokuroria ka nisur hetimet për arsyet që çuan këtë person, e më pas edhe vëllanë e tij që të tentonin të kryenin vetëvrasje.