Hungaria kontrollon hapësirën ajrore të Kosovës

Republika e Kosovës nuk do të mund ta kontrollojë hapësirën e saj ajrore të paktën edhe pesë vjet. Të paktën përgjatë kësaj periudhe, hapësirën do ta kontrollojë Hungaria. Kjo është bërë e mundur në bazë të një marrëveshjeje që ka arritur së fundmi shteti hungarez me KFOR-in.Marrëveshja parashikon që në pesë vitet e ardhshme për të gjitha shërbimet ajrore civile në hapësirën e Kosovës t`i ofrojë Hungaria dhe kështu ta menaxhojë atë.“Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është adresimi i të gjitha aspekteve të ofrimit të shërbimeve të navigacionit ajror në hapësirën e ajrore te Hungaria, e cila vepron përmes autoriteteve të saj përkatëse dhe OSHNA-s”, thuhet në Nenin 1 të marrëveshjes e cila është publikuar sot nga mediat kosovare.