Masa raciste ndaj azilantëve, Zvicra i izolon nga ambjentet publike
Një masë raciste do të hyje në fuqi në disa qytete te Zvicrës. Autoritetet vendase planifikojnë t'i izolojnë emigrantët azilkërkues nga ambjentet publike si pishinat, fushat e lojrave dhe bibliotekat, ndërkohë grupet e të drjetave të njeriut kanë reaguar ashpër, duke i quajtur ato masa raciste.Autoritetet lokale në qytetin Bremgarten dhe Menzingen thanë se këto masa kanë si qëllim shmangien e konflikteve me banorët vendas. Roman Staub, kryetar i bashkisë së qytetit Menzingen, deklaroi se azilkërkuesve duhet t'u ndalohet aksesi në "zonat e ndjeshme", që janë lagjet dhe shkollat."Kjo është një zonë shumë e rëndësishme, pasi azilkërkuesit këtu mund të përplasen me fëmijët tanë në shkolla, vajza apo djem të rinj", deklaroi Staub. Ndërsa në Bremgarten, kisha do të jetë e ndaluar për emigrantët.Shifrat tregojnë se mesatarja e azilkërkuesve në Zvicër është shumë më lartë sesa ajo evropiane. Për këtë arsye, ligjet për azil u përforcuan në qershor. Korrespondentja e BBC në Gjenevë thotë se, masat raciste tregon rritjen e shqetësimit të vendasve për numrin e lartë të azilkërkuesve.Azilkërkuesit në Zvicër strehohen në qendra të posaçme, kryesisht në ish-qëndra ushtarake.Rreth 48 mijë persona po kërkojnë aktualisht azil në këtë vend. Ndërkaq grupet e të drejtave të njeriut kanë reaguar të indinjuara, duke e cilësuar masën në fjalë, raciste.