Çeki, qeveria e re humb votëbesimin

Qeveria e re në Çeki ka humbur votëbesimin në parlament, duke kthyer kështu sërish vendin në zgjedhje të cilat parashikohen për në fund të këtij viti.Muajin e kaluar, presidenti Milos Zeman emëroi aleatin e tij të vjetër, Jiri Rusnok, si Kryeministër, pavarësisht kundërshtimit të partive kryesore politike. Rusnok fitoi mbështetjen e partive të majta përpara votëbesimit, por i humbi të mërkurën me 93 vota pro dhe 100 kundër . Pas debatit në Parlament që zgjati 9 orë, Jiri Rusnok tha se "rezultati ishte një humbje shumë dinjitoze".Opozita akuzoi Presidetin Zeman për shpërdorim pushteti, kur ai shpalli këshilltarin e tij të ekonomisë Jiri Rusnok si Kryeministër, i cili u betua në krye të një "qeveri ekspertësh" teknokratë, më 10 korrik. Partitë e qendrës së djathtë në Çeki propozuan spikeren Miroslava Nemcova, për postin e Kryeministres.Ish kryemisnitri Petr Necas dha dorëheqjen në qershor pasi ndihmësi kryesor i tij u akuzua për korrupsion dhe abuzim të postit të tij.Dy ish-anëtarët e parlamentit, një ish-ministër dhe kreu aktual dhe ai i fundit i inteligjencës së ushtrisë u burgosën gjithashtu, pas hetimit më të madh antikorrupsion në vend, që prej rënies së komunizmit.Presidenti çek sipas Kushtetutës ka dhe një mundësi të dytë për të emëruar një Kryeminsitër të ri.