Afganistan, 10 të vrarë nga një shpërthim në varreza
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Gusht 2013, 14:35
Të paktën 10 persona janë vrarë, përfshirë edhe fëmijë dhe gra, nga një shpërthim në varreza, në pjesën lindore të Afganistanit.Dëshmitarët theksuan se bomba ka shpërthyer në varrezat e Ghani Khel të provincës Nangarhar dhe përveç të vrarëve ka edhe dhjetra të plagosur.Numri i të vrarëve është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë në Nangahrar, Hazrat Hussain Mashriqiëal,Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.Incidenti ndodhi teksa në Afganistan, sikur edhe në vendet e tjera me popullatë myslimane, po festohet Bajrami .Shumë myslimanë për Bajram vizitojnë varrezat e të afërmëve të tyre.