Argjentinë, shpërthim gazi, 12 të vdekur
Një shpërthim i fuqishëm në një ndërtesë rezidenciale, në qytetin Rosario të Argjentinës, ka lënë të paktën 12 persona të vdekur dhe mbi 60 të tjerë të plagosur.Ekipet emergjencave janë ende duke u përpjekur të shpëtojnë njerëzit, nën ndërsa bëjnë fjalë për të paktën 15 persona të bllokuar.Sipas tyre, ekziston rreziku i shembjes totale të bllokut të apartamenteve, teksa edhe ndërtesat pranë tij janë prekur nga shpërthimi.Shpërthimi u shkaktua nga një rrjedhje gazi në sistemin e ngrohjes tha kryebashkiakja e Rosario-s, Monica Fein."I gjithë krahu ballor i ndërtesës 10-katëshe u shemb nga incidenti", tha drejtori i Mbrojtjes Civile të Rosario-s.Më shumë se 50 apartamente janë shkatërruar totalisht në dy blloqe ngjitur. Personeli i shpëtimit po gërmon nëpër rrënoja për të gjetur të mbijetuar. Dëshmitarë thanë se shpërthimi, i cili ndodhi përpara orës 10:00 lokale, u dëgjua disa kilometra larg."Dy javë më parë, dikush u përpoq të vidhte matësin e gazit. Një inxhinier pritej të vinte sot për ta riparuar atë, kështu që ishim informuar se gazi do të ndërpritej nga ora 09:00 deri në 14:00" tha njw banor i pallatit.Rosario, është qyteti i tretë më i madh i Argjentinës, pas Buenos Aires-it dhe Cordoba-s.