Mbi 30 njerëz të vrarë në Bagdad
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Gusht 2013, 10:35
Ka shkuar në 31 numri i të vrarëve në sulmet e së martës në Bagdad.Ato kanë pasur në shënjestër tregjet dhe rrugët tregtare në pjesë të ndryshme të qytetit.Dhuna në Irak ka shënuar rritje si pasojë e tensioneve politike dhe sektare.Shifrat e Qeverisë së Irakut, të publikuara së fundmi, kanë treguar se numri i personave të vrarë në muajin korrik ka arritur në gati 1,000, çfarë është shifra më e lartë mujore prej prillit 2008.