“Hakmerret”Obama, anulon takimin me Putin për shkak të Snowden

Presidenti amerikan Barack Obama ka anuluar takimin e ndarë me Presidentin rus Vladimir Putin pas vendimit të Rusisë për t'i dhënë azil ish kontraktorit të inteligjencës amerikane Edward Snowden.Njoftimi i Shtëpisë së Bardhë vjen një ditë pasi Presidenti amerikan i ftuar në emisionin "Tonight Show" të Jay Lenos tha se do të marrë pjesë në samitin e G20 në Shën Petersburg, por nuk kishte sqaruar se çdo bënte me takimin e planifikuar me Putin.Presidenti amerikan tha se samiti i G20 është i rëndësishëm për SHBA-në për t'u përfaqësuar në bisedimet mes fuqive globale ekonomike.Ndërsa i pyetur për marrëdhëniet e SHBA me Rusinë për çështjen e Eduard Snowden Obama tha se ndihet i "zhgënjyer" nga Rusia pasi i ka dhënë azil të përkohshëm ish kontraktorit të CIAS Edwuard Snowden dhe ka injoruar kërkesat e administratës për ta ekstraduar atë në SHBA për t'u përballur me akuzat për spiunazh. Obama, tha se veprimi reflekton "sfidat themelore" që ai do përballet me Moskën."Disa herë ata kanë rënë në mendësin e luftës, ajo që i përsëris Presidentit rus eshte se ajo eshte e shkuara dhe duhet të mendojmë për të ardhme, nuk ekziston asnje arsye përse mos të bashkpunojme më mire se tani" tha ai.Gjatë intervistës Obama iu referua kërcënimeve të fundit për sulme terroriste të cilat detyruan mbylljen e disa amasbadave ne lindjene e mesme dhe afriken e veriut. Obama tha se vendimi nuk ishte i ekzagjeruar, pasi kishte informacione se kërcënimi ishte real."Kërcënimet terroriste janë mjaft të rëndësishme, ndaj ne jemi duke marrë çdo masë paraprake" tha Presidenti amerikan.Pavarësisht nga paralajmërimi i udhëtimeve globale, ai tha se amerikanët nuk duhet të anulojnë planet e tyre për udhëtime jashtë shtetit, por duhet të tregojnë një sens kujdesi të përbashkët."Ka disa vende ku ka pak gjasa të përjetojnë një sulm terrorist por ka dhe disa që janë më të rrezikshëm", tha Obama.