Zjarr masiv në aeroportin e Nairobit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Gusht 2013, 09:42
Një zjarr masiv ka shkaktuar mbylljen e aeroportit ndërkombëtar të Nairobit “Jomo Kenyatta”, i cili është njëra nga qendrat më të mëdha të transportit në Afrikë.“Përveç aterimeve emergjente, të gjitha fluturimet brenda dhe jashtë aerportit janë anuluar”, ka thënë Mutea Iringo, zyrtar në Ministrinë e Brendshme të Kenias.Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit ndërsa deri më tani nuk është raportuar për viktima.